Në Qarqet e Tiranës dhe Shkodrës femrat rrezikojnë të ngelen pa partner. Jo për shkak të pretendimeve. Por si zgjidhje ndoshta iu duhet të ndryshojnë qytet.
Të dhënat e fundit të censit bëjnë me dije se përqindja e meshkujve në Tiranë dhe Shkodër është shumë më e ulët nga ajo e femrave.
Në kryeqytet dhe qytetin verior të Shkodrës të dhënat tregojnë 94 meshkuj për 100 femra. Në të njëjtin drejtim por me një përqindje më të ulët femrat mbizotërojnë ndaj meshkujve edhe në tri qarqe të vendit: Berat, Vlorë dhe Lezhë.
Ndërsa në shtatë qarqe të tjera mbizotërojnë meshkujt.
Mbizotërimi i femrave në 5 qarqe ka bërë që në rang vendi, Shqipëria të ketë më shumë popullsi të gjinisë femërore. Sipas të dhënave të fundit të Censit në vend 49.6% e popullsisë janë meshkuj dhe 50.4% femra.