Sociale

SHIFRA E DITËS: Shqiptarët, prej 5 vitesh populli i huaj më “i shquar” në burgjet britanike

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: Shqiptarët, prej 5 vitesh populli i huaj më

Aranit Muraçi

Ne mund të pretendojmë pa asnjë bazë se jemi populli më i zgjuar në botë, apo kemi nxjerrë ndër njerëzit më të shquar në historinë botërore.

Edhe pse për ti bërë sa më bindëse për opinionin ndërkombëtar faktet mungojnë në shumë prej këtyre pretendimeve, teza të shumta "delirantësh patriotikë" përhapen dhe fitojnë reputacion në publik, nisur nga niveli i ulët arsimor ose degradimi social e kulturor.  

SHIFRA E DITËS: Shqiptarët, prej 5 vitesh populli i huaj më

Spesh dhe fatkeqësisht faktet dhe të dhënat ndërkombëtare zbulojnë anën tjetër të medaljes, që i nxjerr shqiptarët të parët në një aspekt tjetër, në atë të shkeljes së ligjeve dhe rregullave shoqërore. Për të cilët kombi shqiptar duhet të punojë për të përqafuar një qasje dhe një realitet tjetër.   

 

SHIFRA E DITËS: Shqiptarët, prej 5 vitesh populli i huaj më

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të ministrisë së Drejtësisë në Britaninë e Madhe, në pesë vitet e fundit shqiptarët janë kombësia e huaj me numrin më të lartë të të burgosurve. Siç e tregojnë të dhënat (tabela) numri i të burgosurve shqiptarë ka ardhur në rritje nga viti më vit prej 2019. Aktualisht numri i shqiptarëve të burgosur në Britani është thuajse aq sa numri i polakëve dhe i rumunëve, të marrë së bashku, të cilët ndajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë përsa i përket rënditjes së të huajve të dënuat në Angli dhe Uells. 
Edhe shpenzimet totale për të burgosurit në Britani janë rritur ndjeshëm gjatë 15 viteve të fundit, me rreth 2 miliardë paund.  Në 2022/23, kostoja mesatare e një të burgosuri në Angli dhe Uells ishte 51,724 paund britanik në vit (rreth 60 euro), krahasuar me 46,696 paund britanik në vitin e mëparshëm raportues. Që nga viti 2015/16, kostoja vjetore e një burgu në Angli dhe Uells është rritur me rreth 16,542 paund britanik.

Ministria e Drejtësisë Britanike publikoi pak muaj më parë të dhënat e fundit zyrtare të numrit të të burgosurve, në Angli dhe Uells, sipas kombësisë. Më 31 dhjetor 2023, në burg ishin 10,423 shtetas të huaj, ose të huajt përbënin 12% të popullsisë totale të burgjeve prej 87,489 të burgosurish. Kombësitë më të zakonshme pas shtetasve britanikë në burgje ishin: ajo shqiptare (13% e popullsisë së burgosur), polake (9%), rumune (7%), irlandeze (6%) dhe xhamajkane (4%). Duhet theksuar fakti se popullsia rumune dhe ajo polake, krahasuar me atë shqiptare, është mbi 10 herë më e lartë çka do thotë se përqindja në raport me popullsinë e shqiptarëve të dënuar në Britani është në shifra alarmante.

SHIFRA E DITËS: Shqiptarët, prej 5 vitesh populli i huaj më

10 kombësitë e para të shkelësve të shtetasve të huaj të mbajtur në burgjet në Angli dhe Uells midis 2019 dhe 2023, ku shqiptarët kryesojnë ndaj çdo kombësie tjetër të huaj 

Nga viti 2011 deri në vitin 2016, numri i të burgosurve të kthyer nga MB u rrit nga 4,761 në 6,437 në vit. Që pas atij viti numri i të kthyerve nga MB ka rënë çdo vit midis 2016 dhe 2021, por më pas filloi të rritet midis 2021 dhe 2023, nga 2,706 në 3,926. Qeveria e Mbretërisë së bashkuar, e kryesuar nga ish-kryeministri Shinak arriti një marrëveshje me qeverinë shqiptare, për të depërtuar të burgosurit në vendin tonë.  Kjo marrëveshje u bë e mundur për dy arsye, e para, për të ulur kostot, duke qenë se kostoja e një të burgosuri në vendin tonë është shumë më e lirë se në Britani dhe e dyta, për të ulur mbipopullimin e burgjeve britanike. Shteti britanik i qëndron idesë se shkelësit e huaj burgun duhet ta vuajnë në vendin e tyre të origjinës, pavarësisht se ku e kanë kryer krimin.    

Një shkelës shtetas i huaj (FNO) (i referuar më parë si 'i burgosur me shtetësi të huaj') është dikush që nuk është shtetas britanik dhe është, ose ka qenë, i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për ndonjë vepër penale, ose i dënuar jashtë vendit për një vepër të rëndë penale.)

3,926 kthime në total, në 2023 përfaqësonin një rritje prej 27% krahasuar me vitin 2022. Pothuajse gjysma (49%) ishin shtetas të BE-së dhe 37% ishin shqiptarë. Ishte hera e parë që nga viti 2013 që kthimet vjetore të të burgosurve të huaj  jashtë BE-së kishin tejkaluar numrin e kthimeve të FNO-ve të BE-së. Qeveria britanike ia atribuon këtë numrit të madh të kthimeve të shqiptarëve, pas marrëveshjes së arritur me qeverinë shqiptare në dhjetor 2022.

Si konkluzion, këto të dhëna nxijnë dhe minojnë deri diku një të ardhme më të mirë të shqiptarëve, jo vetëm të atyre që ndodhen në emigracion, veçanërisht në Britani, të cilët punojnë ndershmërisht, studiojnë dhe  kanë arritur majat në fusha të ndryshme, sikurse në art, shkencë, sport etj. Por edhe të shqiptarëve që jetojnë brenda territorit shqiptar, apo edhe në trojet rreth saj, teksa popujt e tjerë kanë një argument për t'i identifikuar si shkelës të ligjeve dhe rregullave dhe pengues të zhvillimit dhe progresit shoqëror.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH