Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato është takuar me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Cilibashi, me të cilin ka zbardhur edhe bisedën.
Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë përmes një mesazhi ka reaguar sot, lidhur me Reformën Zgjedhore.
“Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ne kemi nevojë për dialog politik gjithëpërfshirës për të siguruar një marrëveshje të gjerë rreth Reformës Zgjedhore”, thuhet në njoftim zyrtar.
“Këtë e theksova në takimin tim të djeshëm me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke ndarë pikëpamjen e ODIHR-it se ndryshimet legjislative duhet të dakordësohen në konsultim me të gjithë aktorët e përfshirë”.
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë KQZ-në në përpjekjet e saj për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve të Bashkimit Evropian,” – theksoi në mesazhin e tij në platformën “X”, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
/Liberale.al/