Komisioni i Etikës do të mblidhet këtë të premte për të shqyrtuar kërkesën e PS-së pas incidentit që ndodhi 2 ditë më parë në Komisionin Parlamentar të Medias me kryetare demokraten Flutura Açka, e cila u sulmua verbalisht nga dy kolegët demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Pas këtij incidenti PS ka kërkuar përjashtimin nga seancat plenare të Bardhit dhe Nokës.
Dy deputetët e mësipërm, në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, i mbyllën mikrofonin me forcë Flutura Açkës për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit.