Ekonomi

SHIFRA E DITËS: 18.9 miliardë dollarë GDP vjetore sipas BB, Shqipëria lë pas Maqedoninë mbi të ardhurat për frymë

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: 18.9 miliardë dollarë GDP vjetore sipas BB,

GDP (PBB) e Shqipërisë, sipas pasqyrimit të fundit të Bankës Botërore të vitit 2024 vlerësohet të jetë rreth 18.9 miliard dollarë. PBB për frymë është vlerësuar në  6.743 dollarë për frymë. Kurse norma e varfërisë me të ardhura të mesme të larta (6,85 dollarë) prek 34.2 për qind të popullsisë.

Zhvillimi i turizmit, ai teknologjik, si dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe lehtësirat e krijuara në shkëmbimet tregtare konsiderohen ndër faktorët kryesorë të progresit dhe stabilitetit makro-ekonomik në vendin tonë. Megjithatë, zhvillimi kërkon përballja me sukses e sfidave të tjera si frenimi i emigracionit dhe lejimi i tregut të konkurrencës së lirë.

Nga norma e lartë e varfërisë, gjatë tranzicionit, nuk mund të thuhet se ekonomia e Shqipërisë ka performuar mirë. Krahasimi më i mirë mund të bëhet me vendet e rajonit, ndaj të cilave edhe pse mjedisi ka qenë shumë më i favorshëm, duke marrë si shembull vende me probleme etnike, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, luftërat dhe paqëndryeshmëritë, Shqipëria mbetet ende pas tyre. Gjithsesi, me progresin e viteve të fundit, Shqipëria ka mundur të barazohet ose të tejkalojë disa prej tyre.

SHIFRA E DITËS: 18.9 miliardë dollarë GDP vjetore sipas BB,

Kështu, në analizën e të ardhurave për frymë të Maqedonisë së Veriut, Shqipëria i ka kaluar të ardhurat për frymë të vendit fqinj. Të ardhurat për frymë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut vlerësohen në 6,591 dollarë. Por mbeten shumë pas Malit të Zi, 10,093 dollarë për frymë.  Apo të Serbisë që vlerësohen në 9,537 dollarë. Me 7,568 dollarë, të ardhurat për frymë mbeten pas edhe të Bosnie-Hercegovinës.

SHIFRA E DITËS: 18.9 miliardë dollarë GDP vjetore sipas BB,

Siç edhe tregon grafiku i varfërisë për vendet e varfra dhe ato në zhvillim, ku bën pjesë Shqipëria, pas vitit 1989 varfëria ka pësuar një rënie historike kudo. Në pozita të favorshme gjeografike dhe me ndihmën e aleatëve perëndimorë, duke qenë se e ardhmja e vendit tonë është në BE, Banka Botërore por edhe institucione të tjera të besueshme financiare vlerësojnë se Shqipëria është duke bërë progres.   

SHIFRA E DITËS: 18.9 miliardë dollarë GDP vjetore sipas BB,

 “Shqipëria po zbaton reforma të rëndësishme strukturore që do të mbështesin rritjen e barabartë, do të rrisin produktivitetin dhe konkurrencën në ekonomi, do të krijojnë më shumë vende pune dhe do të përmirësojnë qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve publike. Lidhja dhe aksesi i përmirësuar rajonal në tregjet rajonale dhe globale, së bashku me eksportin dhe diversifikimin e tregut, mund të ndihmojnë gjithashtu në nxitjen e rritjes më të shpejtë”, thuhet në vlerësimin e fundit të Bankës Botërore për Shqipërinë.

“Pas tejkalimit të pasojave të tërmetit të vitit 2019, pandemisë COVID-19 dhe krizës së kostos së jetesës, fokusi i qeverisë është tani në rimëkëmbjen e plotë me fokus të veçantë në turizmin, bujqësinë dhe dixhitalizimin, si dhe vëmendje të shtuar ndaj ndryshimeve klimatike dhe mjedisi”.

“Në vitin 2023, rritja arriti në 3.3% ndërsa konsumi privat, eksportet dhe investimet u rritën pavarësisht rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Pavarësisht një viti tjetër rritjeje të jashtëzakonshme në turizëm, rritja ka të ngjarë të mbetet në nivele të ngjashme në 2024. Varfëria pritet të vazhdojë të bjerë me rritjen e punësimit dhe pagave. Perspektivat afatmesme të vendit varen nga rimëkëmbja globale, reformat strukturore dhe konsolidimi fiskal’- vlerëson BB.

Banka Botërore dhe partnerët e tjerë po bashkëpunojnë për të mbështetur qeverinë në tejkalimin e këtyre sfidave dhe zbatimin e vizionit afatgjatë të vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH