Ekonomi

10,8% e të moshuarve në Shqipëri jetojnë vetëm, 19% me paaftësi të ndryshme

Shkruar nga Liberale

10,8% e të moshuarve në Shqipëri jetojnë vetëm, 19% me

Të moshuarit që jetojnë vetëm po shtohen çdo ditë. Të dhënat e fundit të cens tregojnë se 10,8% e personave të moshës së tretë jetojnë vetëm.

Ekspertët e geriatrisë, kanë marrë në analizë situatën e të moshuarve dhe kanë nxjerr në pah se 19% e tyre kanë paaftësi të ndryshme.

Me rritjen e moshës, edhe shkalla e paaftësisë rritet, nëse për grupmoshën 65-69 vjec shkalla e paaftësisë për burrat është 9% dhe 12% për gratë pas moshës 85 vjeç, shohim që shkalla  e paaftësie prek 40% e burrave dhe 47% të grave.

6 problemet më të shprehura tek moshat e treta janë shikimi, dëgjimi, lëvizshmëria, përkujdesja për veten dhe komunikimi.

Hipertensioni është sëmundja nga e cila vuajnë thuajse të gjithë të moshuarit.

Një studim me anë të pyetjeve drejtuar të moshuarve ka nxjerr në pah se 11% nuk kanë askënd që të kujdeset për ta , ndërsa 16% nuk kanë askënd që mund ti besojnë dhe flasin me të.

Me rritjen e jetëgjatësisë numri i të moshuarve do të vijojë rritet e paralel dhe nevojat e tyre për kujdes socio-shëndetësor.

Projeksionet e hartuara nga ekspertët tregojnë se numri i të moshuarve nga  90.900 në 2020,  pritet të shkojë në 130.400 në 2030 dhe 161.100 në 2050.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH