Aktualitet

Revista Liberale, nga e hëna në të gjitha pikat e shitjeve

Shkruar nga Liberale
Revista Liberale, nga e hëna në të gjitha pikat e shitjeve

“Revista Liberale” është titulli më i ri, që i është shtuar medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor në jetën publike në Shqipëri.

Me themelues, Henri Çilin dhe botues Institutin Liberal të Tiranës, në Revistën Liberale do të gjeni materiale të ndryshme dhe rubrika mjaft interesante, të tilla si: medicus, ingenious, justicia dhe economicus, si dhe dy suplemente, "Universitas" dhe "Leteratura".

Suplementi “Universitas” vjen me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme. Ndërsa, suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Numri i parë që del në treg të hënën më 11 korrik 2022, sjell në kopertinë aktorin e njohur Florian Binaj, të rrëfyer në dimensione të panjohura dhe pashkelura më parë. “Flori me mision”- Ikja nga Portokalli, Piranjat, përfshirja në protesta, beteja për mbrojtjen e lumit Vjosa, projektet televizive dhe imazhi i ri i Universitetit Europian të Tiranës. Florian Binaj i rrëfen të gjitha... ca pasione që nuk i dinim dhe ca mendime të thella për botën dhe jetën.

Në revistën voluminoze me 100 faqe, e cila do të publikohet çdo tre muaj, do të gjeni emra të njohur të kulturës, ekonomisë, politikës, fenomene, etj. Publicisti dhe shkrimtari i njohur, Preç Zogaj, njëkohësisht President i Institutit Liberal Pashko, nëpërmjet vëzhgimit të mprehtë dhe penës së hollë, do të analizojë çështje dhe ngjarje politike që prekin jetën shoqërore./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH