Aktualitet

Rama: ID dhe pasaporta merret duke aplikuar online në e-albania

Shkruar nga Liberale
Rama: ID dhe pasaporta merret duke aplikuar online në e-albania

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar procedurën për aplikimin e ID dhe pasaportës.

Në një postim në Facebook, Rama sqaron se këto dokumente mund të merren duke aplikuar online në e-albania, dhe se në këtë mënyrë shmanget humbja e kohës në sportele.

"Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania. Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

• Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19", shkruan Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH