Aktualitet

Publikimi i patronazhistëve të PS-së, del edhe lista e demokratëve

Shkruar nga Liberale
Publikimi i patronazhistëve të PS-së, del edhe lista e

Publikimi i listës së “patronazhistëve” të Partisë Socialiste shkaktoi mjaft reagime dhe trazoi mbarë opinionin publik.

Por sot “Report TV” ka publikuar disa dokumente dhe lista me emra, ku sipas këtij televizioni vërtetohet se edhe Partia Demokratike ka në përdorim një sistem “patronazhimi” me të dhënat konfidenciale të votuesve.

Sipas kësaj medie, e cila disponon listën e patronazhistëve të PD theksohet se: “Në të vërtetë e njëjta database, me të njëjtat të dhëna konfidenciale, me numra telefoni, karta ID dhe nga një patronazhist për secilin përdoret prej vitesh edhe nga Partia Demokratike.

Për të provuar vërtetshmërinë e dokumentit të mëposhtëm, në mënyrë të rastësishme kemi zgjedhur 2 prej patronazhistëve të Partisë Demokratike, Jurgen Baçi dhe Besnik Çobaj, të cilët edhe përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook rezultojnë se bëjnë hapur fushatë elektorale për PD-në dhe Lulzim Basha”.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1193922,1193921,1193925,1193924"]

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH