
Deklarata kërcënuese vazhdojnë të lëshohen nga drejtuesit iranian në adresë të SHBA.
Pasi sulmuan me raketa balistike dy baza ushtarake në Irak, ku qëndrojnë ushtarë amerikanë, presidenti iranian, Hassan Rouhani ka thënë se sulmet nuk do të ndalen.
Përmes një deklarate për mediat, ai ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ka përdorur fjalët: “I pretë dorën Sulejmanit, ne do t’i presim këmbët SHBA”.
Përplasjet mes dy vendeve nisën pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani./Gazeta Liberale