
Plas sherri me thika në Sarandë, i riu përfundon me plagë të rënda në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, ku raportohet se një person është plagosur me thikë.
Policia bēn me dije se një shtetas 30-vjeçar është arrestuar, pasi goditi me thikë një 37-vjeçar duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. I plagosuri është dërguar drejt Spitalit të Traumës ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i momentit, ku më pas është përshkallëzuar në përdorimin e armës së ftohtë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.