Aktualitet

Pastrimi i parave, MONEYVAL: Shqipëria nuk ka përmirësim

Shkruar nga Liberale
Pastrimi i parave, MONEYVAL: Shqipëria nuk ka përmirësim

Shqipëria nuk ka përmirësuar dukshëm masat për të luftuar pastrimin e parave. Kështu lexohet në raportin e publikuar sot të MONEYVAL, mekanizmit monitorues të Këshillit të Evropës.

MONEYVAL analizoi masat legjislative, rregullatore dhe institucionale të implementuara në Shqipëri për të adresuar disa çështje, mes të cilave edhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve e profesioneve jofinanciare. Pas analizës, u vu re se ka pasur vetëm pak hapa pozitive nga autoritetet në lidhje me sanksionet financiare.

Për këtë arsye, MONEYVAL ka vendosur që Shqipëria duhet të vijojë me procedurat dhe të raportojë çdo vit mbi progresin e masave që po ndërmerr.

I themeluar në vitin 1997, MONEYVAL është një Komitet Ekspertësh mbi Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Është një organ i përhershëm monitorimi i Këshillit të Europës, të cilit i është besuar detyra e vlerësimit të pajtueshmërisë me standardet kryesore ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, dhe efikasitetin e zbatimit të tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH