Aktualitet

Pas sherrit, 54 vjeçari godet të riun me thikë pas qafe në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Pas sherrit, 54 vjeçari godet të riun me thikë pas qafe në

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme pasi u përfshi në një sherr me një 54-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Shtetasi P.R. 54 vjeç ka goditur me thikë në qafë të riun me iniciale F.Sh., 21 vjeç.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia arriti të arrestojë autorin pas ngjarjes.

“Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, tha policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH