Showbiz

Pandemia e mbylli për tetë muaj, rihapet “Disneyland” në Paris

Shkruar nga Liberale
Pandemia e mbylli për tetë muaj, rihapet “Disneyland”

Parku i njohur për fëmijë “Disneyland” në Paris më në fund u rihap më 15 qershor, pas tetë muajsh pauze, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Por kushtet nuk do të jenë si më parë, pasi vizitorët dhe personazhet e preferuar të Disney duhet të respektojnë masat anti-Covid. Personazhet e dashur për fëmijët, Mickey Mouse, Minnie Mouse dhe Goofy mbanin maskë, duke ruajtur distancë midis tyre.

Sipas rregullave të reja, nuk lejohen përqafimet me personazhet si edhe vizitorët mbi 6 vjeç duhet të mbajnë maskën vendosur, raportojnë mediat e huaja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH