
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka thënë ditën e sotme, se mësuesit meritojnë më shumë sa i përket pagës.
Në Komisionin e Arsimit, ajo tha se në mandatin aktual planifikohet 40% rritje e pagave.
“Mësuesit meritojnë më shumë, i rritëm pagat mandatin e kaluar pavarësisht tërmetit e pandemisë. Janë rritur 32%. Mandatin e ri jemi angazhuar për 40% rritje, vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje, deri në fund të mandatit minimumi i rritjes do jetë 40%. E përsëris, mësuesit meritojnë më shumë. Për të vlerësuar cilësinë në arsim duhet të bëjmë ende vëzhgime, megjithëse ka shumë për të përmirësuar. Kurrikula jonë është e përshtatur, kur shkojnë jashtë nxënësit tanë dalin shumë mirë”, deklaroi ajo.
Ndërkohë që, pedagogët bojkotuan sot për të dytën herë mësimin, duke parashtruar një sërë kërkesash, mes tyre më e rëndësishmja rritja e rrogave.
Ndërkohë që ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha që rritja e pagave do të bëhej deri në 15 %.
“Universiteti 7% do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre dhe ky vendim nxit rritjen e performancës”, tha ministrja. /Liberale.al