
Kurora e më të bukurës së universit, këtë vit shkon në Meksikë. Modelja 26-vjeçare, Andra Meza, mundi miss Brazilin, duke u bërë meksikania e tretë që shpallet fituese në Mis Univers.
Evenimenti u mbajt mbrëmjen e së dielës në Hard Rock Hotel & Casino në Hollywood në Florida, nën masat e rrepta të koronavirusit.
“Meksikë kjo është për ty”, shkroi Meza në Instagram pas shpalljes së fitores.
Meza, është nga Chihuahua City, punon si make-up artiste dhe ka një diplomë në inxhinieri softueri. Ajo është gjithashtu një aktiviste për të drejtat e grave dhe shërben si Ambasadorja zyrtare e Turizmit për qytetin e saj të lindjes.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1198910,1198911,1198912"]