Aktualitet

Makina përplaset me barrierat dhe del jashtë rrugës, plagosen rëndë dy të rinj

Shkruar nga Liberale
Makina përplaset me barrierat dhe del jashtë rrugës, plagosen

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë në dalje të Rubikut, në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Një automjet ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse e më pas duke përfunduar jashtë rruge.

Sipas Klan news, janë plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja.

Në vendin e ngjarjes ka shkruar policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH