Showbiz

U përfol se u divorcua nga bashkëshortja, Arben Derhemi tregon si qëndron e vërteta!

Shkruar nga Liberale

U përfol se u divorcua nga bashkëshortja, Arben Derhemi tregon si

Pak javë më parë qarkulloi lajmi se Arben Derhemi dhe Iva Korumi i kishin dhënë fund martesës disa vjeçare.

Por aktori i cilësoi të gjitha si shpifje për përfitime. Mirëpo në fund të fundit një gjë e vërtetë ishte në këtë mes.

Këtë e ka deklaruar vetë aktori i cili nëpërmjet një interviste të zhvilluar së fundmi deklaroi se është ndarë prej bashkëshortes që dy vite më parë.

U përfol se u divorcua nga bashkëshortja, Arben Derhemi tregon si

Gjithçka është mbajtur larg mediave dhe atij i është dukur i çuditshëm shpërthimi i lajmit. Sipas tij divorci, ishte thjesht një vendim i marrë nga të dyja palët, për arsye që ai nuk i specifikoi.

“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë.

Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme.”- është shprehur Derhemi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH