Në më pak se dy javë dinamikat e lojës brenda fermës së vipave kanë marrë një zhvillim të paparashikueshëm.
Mbrëmja e katërt e spektaklit solli emocione të forta, debate, surpriza por dhe sfida.
Nga studio qendrore moderatorja Luana Vjollca nisi natën me një urim për ditëlindjen e kryeplakut të këtij edicioni të dytë, Albano Bogdon.
Një televotim i hapur që prej ditës së hënë, për të zgjedhur fermerin e preferuar të publikut, mbajti gjatë në ankth konkurrentet.
Ishte pikërisht Limi ai që gjatë këtyre ditëve ka rrëmbyer simpatinë e publikut, duke u zgjedhur kështu fermeri më i votuar dhe duke u shpallur automatikisht imun ndaj votimit për eliminim javën e ardhshme.
Ndërkohë kryefermeri në fuqi, Andueli kishte në dorë fatin e sfidës së mbrëmjes. Ai zgjodhi një tjetër kundërshtar që do të vendosej përballë tij për sfidën.
Big Basta nga njëra anë dhe Andueli nga tjetra formuan dy grupet e tyre që do të ishin përballë njëri-tjetrit për të zhvilluar lojën.
Garë kjo që u fitua nga grupi i Anduelit, teksa automatikisht grupi i Big Bastës i përbërë nga Albi, Roni, Nur, Danela, Alba, Kejsi dhe Elinara shkoi në një televotim të hapur deri ditën e hënë për të eliminuar njërin prej tyre.
Alba Pollozhani gjithashtu ishte në qendër të debateve gjatë gjithë spektaklit. Fermerja duket se ka trazuar ujërat jo vetëm ndërmjet fermerëve por edhe opininistëve.
Ndërsa për fakirët e kësaj jave Big Mamën, Erandin Elinarën dhe Albën, Agai u tregua zemërgjërë. Përmes një loje në arenë për të gjetur censin e shtëpisë së fakirit ata mundën të dilnin nga dënimi.
Por mbrëmja vijoi gjatë. Një zarf surprizë për Frederikun do të ndryshojë lojën në fërmë.
Deri të dielën këngëtari duhet të zbulojë nga një sekret për fermerët, por askush prej tyre nuk duhet të zbulojë që është mision.
Dhe për këtë Frederik Ndoci do të shpërblehet duke i sjellë në fermë një piano që aq shumë e ka kërkuar.
24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring si dhe përmbledhjet ditore ne orën 17.00.