Showbiz

"Mos blini rroba banje tek ZARA", Efi Dhedhes ndan me ndjekësit eksperiencën e PAKËNDSHME

Shkruar nga Liberale
"Mos blini rroba banje tek ZARA", Efi Dhedhes ndan me ndjekësit

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka reaguar publikisht ndaj cilësisë së dobët të një pale rroba banje të blera në dyqanin Zara.

Përmes një video të postuar në Instagram, ajo tregon se rrobat e banjës vazhdojnë të nxjerrin ngjyrë, pavarësisht se janë larë disa herë.

“Mos blini rroba banje te Zara. Është e disata herë që i vesh dhe vazhdojnë të nxjerrin ngjyrë”, thotë Efi, duke treguar edhe peshqirin që është njollosur nga boja.

Ky videomesazh i saj ka nxitur menjëherë reagime nga ndjekësit, disa prej të cilëve janë shprehur se kanë përjetuar përvoja të ngjashme me produktet e së njëjtës markë në Zara. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH