Showbiz

Menaxheri i Xhensila Myrtezait publikon faktet ku Robert Berisha pranon se që pa hyrë e dinte se kur do dilte nga “FermaVIP”

Shkruar nga Liberale

Menaxheri i Xhensila Myrtezait publikon faktet ku Robert Berisha pranon se

Deklarata e fundit e Robert Berishës ka shkaktuar reagime të shumta.

Gjatë një interviste në emisionin “Sol” të Klan Kosovës, artisti u shpreh se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar qëllimisht një poster ku të dy dukeshin se do të performonin së bashku, dhe tha se veprimi u krye me qëllim për të nxjerrë keq produksionin ku punon bashkëshorti i saj, këngëtari Bes Kallaku.

“Për Besin, me mua nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi” u shpreh ai gjatë intervistës.

Menaxheri i Xhensila Myrtezait publikon faktet ku Robert Berisha pranon se

Pas kësaj deklarate, menaxheri i Xhensilës ka zgjedhur të përgjigjet përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një ‘voice’ të Robert Berishës.

Menaxheri i Xhensila Myrtezait publikon faktet ku Robert Berisha pranon se

Në këtë incizim, Roberti dëgjohet duke thënë: “Shihemi sepse për një orë futem dhe s’kam më qasje, për çkado diçka më 8 në mbrëmje dal”.

Menaxheri i Xhensila Myrtezait publikon faktet ku Robert Berisha pranon se

Menaxheri ka sqaruar në postimin shoqërues se data e koncertit të përfolur ishte vendosur nga vetë Roberti dhe se ai kishte përdorur disa pretekste për të justifikuar mungesën e tij.

“Data është mbyllyr nga vetë Roberti dhe para se të dilte para publikut ka përdorur gjëra të tjera për arsye të daljes” shkroi menaxheri.

Ai më tej theksoi se rrjetet sociale të Xhensilës janë nën menaxhimin e tij dhe të stafit të tij, dhe se asnjëherë Myrtezaj nuk është marrë personalisht me caktimin e datave të koncerteve apo me ftesat e artistëve të tjerë. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH