Kiara Tito bashkë me Luiz Ejllin dhe vajzën e tyre vizituan sot Kishën e Laçit.
Moderatorja ka ndarë foto nga vizita ku thotë se shkuan për një “moment paqeje dhe bekimi.”
“Ishte një përvojë e veçantë që na afroi më shumë.”
Luiz Ejlli tregoi edhe pse shkoi dhe për çfarë është lutur. “Mua më ndihmoi ky vend i shenjtë. Ajo për të cilën u luta, sot e mbaja në krah. Zoti është i madh” shkruan Luiz Ejlli krahas fotove, duke iu referuar vajzës së tij Luna.
Mes shumë reagimeve, ka qenë Rozana Rada ndër personazhet e niohur që ka bërë një koment dashamirës karshi Luizit dhe Kiarës.