Showbiz

Çfarë po ndodh mes Jozit dhe Loredanës? Çifti i jep fund lidhje mes tyre: Nga sot e tutje...

Shkruar nga Liberale

Çfarë po ndodh mes Jozit dhe Loredanës? Çifti i jep fund

Tensionet kanë arritur kulmin mes Loredanës dhe Jozit pasditen e sotme, duke çuar në një ndarje të papritur mes çiftit. Një debat i ndezur, ku u përfshi edhe Rozana, bëri që Loredana të shpërthente ndaj partnerit të saj.

E acaruar nga sjellja e Jozit, ajo nuk i kurseu fjalët: “Të lutem, se më ngrite nervat aq shumë sa nuk e ke idenë. Ik mos më rri afër, nga sot nuk ekzistoj në shtëpi për ty.”

Gjithçka nisi pasi Jozi ndërhyri gjatë një diskutimi mes saj dhe Rozanës, gjë që e irritoi tej mase Loredanën, e cila i kërkoi të “qepte gojën” në vend që të futej në mes.

Nga ana e tij, Jozi reagoi me qetësi, por me fjalë që lanë të kuptohet se ndarja ishte e pranuar nga të dy: “Meqenëse e paske kaq lehtë, në rregull, ça të them, pengesë nuk bëhem. Thjesht po tregon veten tënde, asgjë më shumë.”

Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo thjesht një moment impulsiv në shtëpinë e mbushur me emocione.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH