Këngëtari i njohur Adrian Gaxha dhe Fatma Methasani u përfolën për një lidhje mes tyre, 8 vite më parë.
Ka qenë viti 2016-të kur në media nisi të qarkullonte një video, ku Fatma dhe Adriani shfaqeshin të përqafuar me njëri-tjetrin rrugëve të Tiranës.
Por askohe dyshja hodhi poshtë të gjitha aludimet, duke treguar se mes tyre ekziston thjesht një miqësi.
Mesa duket pas 8 vitesh, dyshja përflitet se është ribashkuar.
“Prive” bën të ditur se ata janë parë shumë të afërt në një nga hotelet e Shkupit. Mesa duket, Adriani dhe Fatma e kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në rrjetet sociale, ku kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin.