Horoskop

Dashuri të reja dhe kujdesi në çështjet e punës/ Jorgo Pulla zbulon çfarë  parashikon muaji Prill për 12 shenjat e horoskopit

Shkruar nga Liberale

Dashuri të reja dhe kujdesi në çështjet e punës/

Astrologu i njohur Jorgo Pulla, ashtu si çdo fillim muaji edhe sot më 1 Prill bëri parashkimin e 12 shenjave të zodiakut.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, ai tha se ku muaj është shumë i rëndësishëm sepse ka ndikimin e dy ekslipseve në Dash-Peshore sepse i jep mundësi të vecanta, ndërsa u fokusua tek çështjet e punës, karrierës, si dhe lidhjet e dashurisë. 

Dashi

Kanë mundësi në lidhje me cështje të punës dhe karrierës. Është momenti i duhur në nisma të reja. Lulzimi dhe ndryshimi i madh pranveror që ka filluar dhe jep shenjat e para të ndryshimit pozitiv. Gjithmonë fitojnë njerëzit e thjeshtë, gjërat janë në favor. Në 15 ditëshin e parë do lodhen pak, për shumë arsye, sepse duhet që t’i vënë në vend gjërat që kanë. Në fushën sentimentale, edhe pse kemi ndikimin e mërkurit, jep një mundësi plus edhe pse në retrogradë që nis me datën 3 do të thotë që një gabim nga e shkuara do të thotë të kthehesh pak pas, të ndreqësh gabimin dhe të ecësh me hapin e kohës dhe mundësitë e reja që do të jepen. Është një moment mjaft i mirë për shenjën e dashit, edhe në fushën sentimentale, lidhjet që kanë të bëjnë janë Dash – Bricjap dhe Dash-Gaforre. Në këtë muaj do kemi njohje të reja që kthehen në lidhje serioze.


Demi  

Ndryshimi që ka të bëjë, janë në kohën e tyre dhe mundësi të reja në fushën e karrierës, por do kenë kujdes sepse një ndryshim pune që ndodh nga data 10 deri më datën 18-19, ka të bëjë shumë ndikimi planetar, është një moment pozitiv. Është momenti i duhur për të bërë ndryshimin, por duhet të jenë të sigurtë nëse në muajin shkurt dhe fillimin e muajit prill duhet patur kujdes cfarë bisedimesh janë bërë se nuk kanë kohë për të humbur tani dhe këtu është e gjithë cështja. Pra, levizjen që do bëhen në këtë periudhë mund të firmosen pa asnjë problem. Demët nuk flasin shumë, flasin me punë nuk përjashtohet mundësia t’i kemi në role drejtuese. Në cëshje që lidhjen me një dokument shtetëror, ose një dokument cfarëdo, për njerëzit në diasporë përshembull është momenti i duhur për t’i mbyllur. Në anën shpirtërore duhet të bëjnë kujdes lidhjet me ujor, sepse mund të grinden dhe të shenjës së luanit.

Binjakët

Si fillim muaji, mërkuri në retorgradë, kanë një kohë të artë. Asgjë nuk bëhet për shkak të eklipseve, përkundrazi është më mirë, sepse kur kemi mërkurin në retrogradë është momenti i zgjidhjes së problemeve të së shkuarës pikërisht në këtë muaj dhe ndikimet që kanë të bëjnë të shenjës së binjakëve kanë momentin ideal në anën ekonomike dhe financiare dhe në cështje të mëdha që do të kenë tani e tutje. Është koha më e mirë dhe eklipsi që vjen tani pastron gjithcka në fushën e punës dhe karrierës. Në anën shpirtërore, lidhjet binjak-akrep dhe binjak-virgjëreshë është periudha më e mirë dhe mund të kenë edhe një suprizë shumë të madhe.

Gaforrja

Është një fillim i ri, fillim i mbarë në lidhje me ndryshimet që do ketë tani. Lidhur me punën, duhet të bëjnë pak kujdes në cfarë firmosin e vulosin. Pa qenë të sigurtë nga data 3 deri më datë 13 – 14nuk duhet të firmosin sepse do kenë probleme më vonë. Këtë muaj bëhen kontrata afatgjatë ndaj duhet të kenë shumë kujdes. Ka ndikime të mëdha, disa pasiguri që kanë është mirë të mendohen shumë mirë për hapin që do bëjnë. Pas datës 14 të bëjnë c’ të duan. Në lidhje me dashurinë, gaforret kanë ndikime shumë të mira me dash dhe peshore të 10 ditëshit të tretë, sepse ndryshimet që janë bërë në janar, tani ndikojnë shumë sepse e zyrtarizojnë lidhjet e tyre. Është koha më perfekte.

Luani

Janë në kohën më të artë. Ndikimi që kanë tani nisin në cështje dokumentacioni, punë, udhëtime të rëndësishme. Vlen shumë për personat me influencë, artistët. Është momenti më i mirë. Nëse u diskutohet një ofertë e papritur duhet ta pranojnë se është në të mirën e tyre. Në lidhje me anën shpirtërore, ndikohen shumë me peshk të dhjetë ditëshit të tretë. Luanë të dhjetëditëshit të dytë kanë ndikime favorite me bricjapë, dhe dhjetëditëshi i tretë me të gjitha shenjat por duhet të ketë kujdes në nismat e reja.

Virgjëresha

Duket se në 10 ditëshin e parë të këtij muaji kanë shumë punë për të bërë në zyra të ndryshme shtetërore. Kjo mund të përkthehet edhe në çështje punë dhe lëvizje punë, por këto janë pak me spec. Virgjëreshat janë shenjë tokë dhe në punët që do të shkojnë dhe nuk janë të sigurt sepse kanë hallin e parave. Koha më e mirë që të zgjidhet problemi i tyre është pas datës 17 prill. Dhe 13 maj kanë kohën më të mirë nëse duan të nisin diçka të re, ky është një hark kohor që ka ndikim tek virgjëreshat. Ka të bëjë me disa marrëdhënie punë josolide. Virgjëreshat kërkojnë njerëz me këmbë në tokë. Dhe lidhjet Virgjëreshë-dem janë shumë të mira.

Peshorja

Nga data 3 deri në datën 10 është një mundësi që mund të bëjnë në fushën e karrierës sepse në lidhje me planifikimet që bëjnë kanë një mundësi shumë të mirë. Marrin një lajm perfekt në çështjet ligjore. Kanë shumë gjëra për të mbyllur në këtë muaj. Nëse do të flasim para 6 vitesh kanë pasur shumë probleme dhe këto probleme i zgjidh pikërisht tani. Pas datës 7 do të shohin shumë ndryshime në fushën e punës dhe kanë një lajm, por do ta mbajnë të fshehur. Dhe shumë mirë bëjnë. Në lidhje me dashurinë kemi Peshore-Binjak. Peshore-Bricjap.

Akrepi

Në lidhje me akrepët fillimi i prillit është perfekt, ndërsa më datën 24 prill kur kemi ndikimin e hënës së plotë në shenjën e akrepit do të ketë disa zgjidhje.  Nga 23,24,25 dhe 26 janë data perfekte ku akrepët do të zgjidhin çështje të mëdha dhe do të fitojnë një gjyq. Edhe për ata që janë bërë padrejtësi vjen momenti i plotësimit të dëshirave të tyre. Akrepët kanë forcën e mendjes dhe jo forcën e krahut. Në lidhje me anën shpirtërore është mundësia e një lidhje të papritur. Bashkim familjar do të thoja me luanët.

Shigjetari

Kanë mundësinë e një ndryshimi të madh mbi 80 % në fushën e punës. Muaji prill është një muaj me ndikime planetare, kemi dy eklipse. Kemi ndikime shumë të mëdha dhe mundësi që do t’u jepet. Nga data 7 deri në 14 do të shikohet fija e flokut në dritë të hënës, dhe kjo bën që çdo gjë të gjejë vendin e vet dhe të arrijë në vendin e duhur. Në dashuri duhet të kenë një kujdes të veçantë.

Bricjapi

Lidhen shumë me ekonominë dhe me ligjin. Në lidhje me çështje të dhjetëditëshit të tretë janë shumë të rëndësishme. Dhe të dhjetëditëshit të dytë mbyllin çështje ligjore që ato kanë. I mbyllin nga data 4 deri në 8, nga data 17 deri në 22. Pra kanë disa periudha shumë të mira që mund t’i mbyllin. Pra tani zgjidhin gjëra të pazgjidhura. Nga ana shpirtërore lidhen me gaforre dhe peshore.

Ujori

Ujorët kanë dashuri në punë, në shpirt, në udhëtime. Kanë një moment një plotësim të dëshirave të tyre, pasi kanë pasur një pauzë. Tani në muajin prill kanë një ndikim favorit dhe do të ndryshojnë tërësisht gjërat në fushën e karrierës dhe do të kenë një burim të ardhurash të dyta. Një dokument që e presin me padurim mund ta marrin. Vjen një moment mjaft i mirë në fushën e dashurisë. Do të ketë njohje lidhje serioze dhe martesë pa fejesë.

Peshqit

Ndikimet që kanë peshqit meqenëse janë romantik, në lidhje me ndikimet që kanë të bëjnë në fushën e karrierës kanë mundësinë e duhur sa i përket çështje ekonomike. Dhe disa vendime që mund të marrin janë shumë të rëndësishme duhet të mendohen mirë sepse nuk ka vend për t’u rikthyer. Koha më e mirë për të bërë ndryshimin e madh në fushën e punës apo të karrierës është java e parë e këtij muaji dhe java e tretë që është ndikimi më i mirë i mundshëm sa i përket karrierës dhe punës së tyre.  Pra do të shkojnë në profilin e tyre dhe është momenti për të bërë ndryshime të mëdha. Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë peshk-virgjëreshë; peshk-akrep duhet pasur kujdes, kurse peshk-dem është vetë jeta.

Poll
SHQIPENGLISH