Showbiz

"Kemi punuar në të njëjtën radio", ndjekësit e akuzojnë se fshiu postimin për shkak të Arbana Osmanit, ja si reagon Alketa

Shkruar nga Liberale

Ndjekësit në rrjetet sociale janë shumë të vëmendshëm dhe shpesh vënë re çdo detaj të mundshëm, jo vetëm se kush komenton në statuset e të famshmëve, por edhe kush bën like. Një situatë e ngjashme ka ndodhur me moderatoren Alketa Vejsiu, e cila u rikthye në ekran mbrëmjen e së premtes me spektaklin e talente në muzikë “X Factor”.

Duke qenë se kompeticioni i njohur u rikthye pas 7 vitesh, Vejsiu kujtoi me një postim në rrjete sociale fillimet emocionuese të programit të suksesshëm. Mirëpo, ndjekësit vunë edhe diçka tjetër. Alketa e fshiu një herë postimin përpara se ta postonte sërish, ndërsa një prej tyre e lidhi këtë veprim me Arbana Osmanin.

“Pse e fshive postin e parë të kishte bërë dhe like Arbana apo kot për kunj?”- i shkroi ndjekësi, ndërsa Alketa ia ktheu: “Kisha asinkron zërin dhe figurën. Skam kunja me askënd. Për më tepër me një ëndërrimtare tjetër të gjeneratës time që ka bërë vendin e vet në Ekranet Shqiptare”.

Moderatoret kanë treguar se kanë gjithmonë një respekt reciprok mes tyre, edhe pse prej vitesh punojnë në televizione konkurrente.

Në fakt, një vit më parë, një ndjekës e pyeti Alektën se çfarë marrëdhënie ka me Arbanën dhe nëse janë mikesha, ndërsa ajo iu përgjigj në Instastory se kanë qenë për vite kolege në radio.

“Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh. Kemi punuar në të njëjtën radio, përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë. Edhe në distancë unë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza dhe në këtë mjedis të vështirë siç është industria e mediave ja dalin që të mbijetojnë dhe të bëjnë sukses”, u shpreh Vejsiu./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH