Gerard Pique dhe Shakira janë një ndër çiftet më të përfolura në botën e showbizit. Ata prej shumë vitesh janë bashkë dhe kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha, por nuk e kanë kurorëzuar akoma dashurinë e tyre në martesë.
Së fundmi këngëtarja e njohur ka treguar motivet pse nuk ka dëshirë të ketë një dasëm.
"Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shikojë si grua.Preferoj të më shikoj si e vajza e tij, si e dashura. Pak a shumë si ‘fruti i ndaluar’", ka shpjeguar këngëtarja.
Më tej ajo ka treguar dhe për fillimet e saja me Pique. "Unë nuk kam qënë ndonjëherë tifoze futbollli kështu që në fillim nuk e dija se kush ishte Pique. Por kur e pashë në video mendova: Ky djalë qenka shumë i bukur", ka treguar ajo./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" ids="1117937,1117938,1117939,1117940"]