Sociale

“Ka shumë Lear ky vend, ai po planifikonte të ikte jashtë, por...”, përlotet Çumani

Shkruar nga Liberale

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptare, Ilir Çumani, dha detaje të tjera për vdekjen e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e 19 tetorit, pas arrestimit, në komisariat.

Laer Kurti ishte një person që shikonte jetën e tij, ndërsa po mendonte që të ikte jashtë Shqipërisë. “Leari ishte një njeri që shikon jetën e tij. Shqetësimi që kishte nëna e Learit për trupën policore që e kishin kthyer në përndjekje Learin sepse shikonin te ai një njeri të pambrojtur.

Leari ka pasur përndjekje të vazhdueshme. Kishte një çështje në gjykatë, të cilën e fitoi dhe doli i pafajshëm, Ai donte të shkëputej nga kjo histori dhe po planifikonte të ikte jashtë Shqipërisë dhe të ndërtonte jetën e re”- tha ai. Sipas Çumanit, Lear Kurti është ndaluar nga policia pa shkak dhe pa arsye.

“Në gjykimin tim dhe sipas informacioneve që kam, mendoj se Leari është ndaluar aksidentalisht nga kjo patrullë. Është ndaluar pa shkak dhe pa arsye”- nënvizoi Çumani. Vdekja e Kurtit ka përlotur në studio Çumanin, i cili tha se në vendin tonë e njëjta situatë mund të përsëritet duke theksuar se po jetojmë në një Shqipëri jomanitare.

“Ka shumë Lear në këtë vend, ka shumë nëna Learësh në këtë vend. Shoh shumë nëna jetime që rrisin fëmijë jetimë. Jemi në kushte që nesër pasnesër do të ndodh e njëjta gjë.  Po jetojmë në një Shqipëri jo humanitare, kjo nuk është Shqipëria që duam”- theksoi ai, në një intervistë për Euronews Albania.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptare, Ilir Çumani, përmes një statusi, më herët përshkroi dhimbjen që shkaktoi humbja e jetës nga Laer Kurti;

https://liberale.al/vdekja-e-lear-kurtit-mos-e-pac-kurre-fatin-e-jetimit-shqiptar/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH