Aktualitet

Hapja e negociatave/ Presidentja e KE tregon se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë

Shkruar nga Liberale

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e  Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se janë afër arritjes së marrëveshjes me Bullgarinë. Një marrëveshje e kënaqshme mes palëve do të çojë në heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave për dy vendet ballkanike.

Më tej, zyrtarja e lartë evropiane thotë se Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë

"Telefonatë e mirë me kryeministrin @DKovachevski! Lajme të mirëpritura që Maqedonia dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. @EU_Commission është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane", shkruan ajo ndër të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH