Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha akuzoi që nga Kuvendi, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin si zëdhënës të interesave ruse në Shqipëri.
Ai tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi emri i tij u përmedn në çështjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
“Nuk mund të ketë sot debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Edi Rama të vijë këtu të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA. Çfarë doni më shumë se kaq? A e dini kush ishte McGonigal, funksioni i tij, që i çuat ju paratë e kompanive të oligarkut rus. E dini ju se Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. A e dini ju se Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri”, tha Berisha.