Showbiz

George Clooney iu dhuron nga 1 mln dollarë 14 personave

Shkruar nga Liberale

Aktori George Clooney kishte mbledhur 14 miqtë e tij të ngushtë për një darkë, në 27 shtator 2013. Pasi hëngrën, ai i ftoi që të hapnin valixhet, kishte brenda 1 milion $, në kartëmonedha prej 20$. Ata u habitën dhe njëri prej tyre tha se nuk mund t’i pranonte paratë.

Duket si skenar filmi, por në një intervistë të ditëve të fundit George Clooney tha se gjithçka ka qenë e vërtetë. Ai zbuloi se sapo ishte paguar 70 milionë $ për filmin “Gravity” dhe vendosi që një pjesë të këtij fitimi kolosal ta ndante me shokët e ngushtë.

“Isha beqar dhe 52 vjeç. Me filmin “Gravity” vendosën që do të na paguanin me përqindje, pasi mendonin se nuk do të ishte shumë fitimprurës. Filmi doli një sukses i madh dhe ne aktorët patëm shumë fitim nga ajo përqindje. Mendova për shokët sepse ata më kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës. Kam fjetur në divanët e tyre kur nuk kisha para’, më kanë dhënë borxh etj. Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi. Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Kështu që, vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollar secilit”, tha Clooney për “GQ”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH