Aktualitet

Fuqia e tërmetit në Shqipëri sa vjen e po zbehet

Shkruar nga Liberale
Fuqia e tërmetit në Shqipëri sa vjen e po zbehet

Gjendja emergjence duket se ka kaluar dhe tashmë, aktiviteti sizmik pranë detit Adriatik është drejt zbehjes.

Lajmi i mirë vjen nga drejtuesi i departamentit të sizmologjisë në Qendrën Gjermanë për Studime Gjeologjike (GFZ) në Potsdam, Frederik Tilmann, i cili shpjegoi fenomenin sizmik të tërmeteve pasues të 26 nëntorit në Shqipëri.

Në një intervistë për mediat gjermane, ai deklaroi se intensiteti i tërmetit gradualisht do të ulet në ditët e ardhshme.

"Fatkeqësisht asnjë pohim i besueshëm nuk mund të bëhet në këtë rast, por mund të mbështetemi vetëm te të dhënat statistikore. Edhe goditjet pasuese mund të kenë një madhësi më të madhe se 5 ballë. Por lajmi i mirë është se aktiviteti sizmik gradualisht do të zbehet në ditët në vijim. Deri më tani shkencëtarët nuk mund të mohojnë se nuk do të ketë një tërmet edhe më të madh, por me shumë mundësi kjo nuk do të ndodh," shpjegoi Tilmann. 

Vendi ynë po përballet me goditje të vazhdueshme të tërmetit, të cilat kulmuan me goditjen e mëngjesit të së martës me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter.

Goditje që rezultoi fatale për 49 persona, 900 të tjerë përfunduan në spital me plagë të lehta dhe qindra familje mbeten në qiell të hapur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH