Kosova

FOTO/ Tragjedi në familjen shqiptare! Gruaja ndërron jetë nga një atak në zemër, burri i shkon në ndihmë por pëson të njëjtin fat

Shkruar nga Liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit.

Atje kanë vdekur burrë e grua – Smajl Berisha dhe Gjyle Berisha.

Varrimi i tyre do të bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat në Dubovik. Një banor i fshatit ka treguar se si kanë ndërruar jetë çifti.

“Ata kanë qenë në Bjeshkë. Vdekjet kanë qenë natyrale. Gruaja ka pësuar infarkt. Burri është munduar t’i shkojë në ndihmë gruas, duke shkuar tek disa fqinj por ka pësuar sulm”, ka deklaruar një banorë i fshatit për Klan Kosova.

“Burri ka qenë edhe i sëmurë. Para pak kohe ai kishte pasur sulm në tru”, theksoi ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH