Showbiz

FOTO/ Sot në ditëlindjen e Ermal Hoxhës, Rezarta Shkurta tregon se çfarë i ka ndodhur: Sado e lumtur që të jem, nuk di të buzëqesh

Shkruar nga Liberale

Ermal Hoxha, nipi i madh i ish-udhëheqësit komunist, feston sot ditëlindjen. Mes urimeve nuk kishte sesi të mungonte partnerja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta e cila ka treguar se ka thyer një premtim në këtë ditë të veçante.

Artistja ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, duke humbur kështu mundësinë të festojë pranë tij sot.

“Sot theva një premtim që i kisha bërë vetes, se nuk do na gjente më asnjë ditëlindje larg njëri-tjetrit. Sepse sado e lumtur të jem, unë nuk di të buzëqesh me shpirt kur s’jam pranë teje”, ka shkruar ylli i hitit “DJ”, me siguri duke iu referuar periudhës kur Ermali gjendej prapa grilave”. “Dhe ajri nuk më ngop mjaftueshëm. Faleminderit zotit çdo sekondë që të solli në jetën time. Të dua si në ditën e parë, shoku im më i mirë, babi më i mrekullueshëm”, ka shtuar Shkurta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH