Showbiz

FOTO/ Bardhi në një lidhje të re dashurie me modelen e njohur?

Shkruar nga Liberale

Bardhyl Idrizi i njohur me emrin Bardhi është një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit.

Edhe pse përpiqet që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të publikut, shpesh herë ai është bërë kryefjala e mediave rozë, duke u përfolur për romanca me personazhe të njohura të estradës.

Mirëpo ditën e djeshem Bardhi ka ngritur dyshimet e publikut që është në një lidhje, teksa ka postuar një foto në profilin e tij.

Ai ka publikuar në InstaStory një foto të një nga vajzat më të tërheqëse të ekranit shqiptar, Lei Kraja ndërsa krahas saj, Bardhi ka vendosur një emoj me zemra. Ky postim i tij ka shtuar aludimet e publikut se dyshja mund të jenë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Megjithatë nuk dihet nëse ata janë vërtetë në një romancë, apo moderatorja do të jetë pjesë e ndonjë projekti muzikor të këngëtarit.

Kujtojmë që një muaj më parë gjatë një interviste për “AfterParty” këngëtari i hitit “Malli” ka deklaruar se nuk është në një lidhje, duke treguar se ai është i hapur për njohje të reja.

“Momentalisht single”, ka thënë Bardhi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH