Aktualitet

E rëndë në Kavajë, gjenden 4 shtetas rus të vdekur në një hotel

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Kavajë, gjenden 4 shtetas rus të vdekur

Katër persona janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë.

Viktimat janë turistë të huaj, nga Rusia. Katër viktimat, dy femra dhe dy meshkuj janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit. Dyshohet se 4 shtetasit e huaj ndërruan jetë nga asfiksia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,

N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexoni edhe: Foto dhe video/ Pamjet nga vendi i ngjarjes ku u gjetën të vdekur 4 turistët rusë

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH