Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj shkoi në disa biznese në Paskuqan, përfitues të Paketës së Zgjeruar prej 40,000 lekësh.
Drejtoresha e Tatimeve tha se janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës.
“Janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës. Të gjithë tatimpaguesit duhet të aplikojnë brenda datës 5 qershor që të bëjnë aplikimet për punonjësit, në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin”, tha Ibrahimaj. /Gazeta Liberale