Aktualitet

Cila është zona e nxehtë sizmike e Europës, situata në Shqipëri pas tërmetit të dy netëve më parë

Shkruar nga Liberale

Një tjetër tërmet goditi Shqipërinë mbrëmjen e djeshme, me epiqendër në pikën e nxehtë të dy netëve më parë, që riktheu makthin në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Tërmeti i fundit që u shoqërua me lëkundje ishte me magnitudë 4,8 ballë.

Tërmeti me madhësi 5.2 i dy netëve më parë raportohet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ekspertët shpresojnë që ai të ketë qenë më i madhi, pasi është shoqëruar me dhjetëra pasgoditje, që do të thotë se energjia e akumuluar po shkarkohet.

Tërmeti i mbrëmjes së djeshme ka ndodhur 27 kilometra në verilindje të Tiranës në Shqipëri dhe magnituda e tërmetit ka qenë 3,9 gradë sipas shkallës Rihter. Prej 10 orësh në vendin tonë të dhënat e EMSC tregojnë se nuk është regjistruar asnjë tërmet, në Shqipëri.

Por harta e Europës shfaq zonën e Ballkanit, përfshirë edhe Italinë përtej Adriatikut, si një ndër zonat më të nxehta sizmike.

Tërmeti i fundit në Shqipëri mund të ketë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në zonën epiqendrore. Dhe lëkundjet e fundit janë ndjerë në Dibër dhe pjesë të tjera të Maqedonisë perëndimore.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH