Aktualitet

Çfarë do të bëhet me zgjedhjet në Shkodër? Flet kryeministri Rama

Shkruar nga Liberale
Çfarë do të bëhet me zgjedhjet në Shkodër? Flet

Kryeministri Edi Rama u pyet në “Real Story” në News 24 edhe për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Shkodrës pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit vetëm pak ditë pasi fitoi në votimet e 30 qershorit, megjithëse ishte i vetëm në garë.

Rama thotë se një nga institucionet që duhet të vendosë pret zgjedhje më 13 qershor, duke nënkuptuar këtu Presidentin e Republikës. Sipas Kushtetutës, është Presidenti ai që dekreton datën e zgjedhjeve për njësitë vendore.

“Shkodra? Do të vendosin institucionet. Një nga institucionet që duhet të vendosë për zgjedhjet në Shkodrë pret zgjedhje më 13 tetor”, tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH