Spektakli i “Dancing With the Stars”, natën e sotme, pritet të sjellë surpriza në skenë, ku të gjithë konkurrentët do të kryejnë “sfidën e partnerit”.
Javën e kaluar, kryetarit të jurisë, Ilir Shaqirit, iu dha mundësia të zgjedhë çiftet e reja, duke nisur nga më i votuari te më pak i votuari.
Ilri zgjodhi që Sardi Strugaj do të shoqërohet nga Odetën për këtë sfidë dhe do të kërcejnë së bashku një american smooth.
Vetëm pak orë para fillimit të spektaklit, Sardi ka bërë një postim në rrjetet sociale, i cili ka ngritur shumë pikëpyetje për performancën e tij sonte.
“Sot do të jetë një natë me shumë emocione. Nuk është një natë si gjithë të tjerat, për mua jo”, shkruan Sardi në InsaStory.