Globi

CDU propozon legalizimin e kanabisit në Gjermani

Shkruar nga Liberale
CDU propozon legalizimin e kanabisit në Gjermani

Unioni Kristian Demokrat i qendrës së djathtë të Gjermanisë (CDU) po konsideron hapur një kthesë të rëndësishme në qëndrimin e partisë së tyre ndaj legalizimit të kanabisit.

“Kanabisi mund të lejohet për përdorim personal, natyrisht me prodhim dhe shpërndarje të kontrolluar”, tha zëdhënësja e politikës së brendshme të CDU, Marian Wendt, për rrjetin RND të premten. “Policia dhe gjyqësori duhet të luftojnë tregtinë e paligjshme.” shtoi ajo.

Deklarata e Wendt erdhi pasi komisioneria e qeverisë gjermane për drogërat Daniela Ludwig gjithashtu sinjalizoi një politikë të re më liberale ndaj drogës në partinë konservatore.

Ludwig, nga partia simotra bavareze e CDU-së, Unioni i Krishterë Social (CSU) i tha Neue Osnabrücker Zeitung në fillim të kësaj jave, “Ne duhet të ndalemi me debatet bardh e zi me ngarkesë ideologjike, sepse nuk do të marrim asnjë hap më tutje.”

Në vend të kësaj, komisioneria e re e drogës tha se fokusi i politikës së drogërve duhet të jetë në praktikë. “Në fund të ditës, cila është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, veçanërisht të rinjve, dhe cila rrugë ka më shumë kuptim për situatën në këtë vend?” tha ajo.

Ludwig tha gjithashtu se partia kishte “menduar për legalizim për vite me radhë.”

“Sigurisht që nuk krijohet varësi nëse e provon njëherë. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne kemi parë projekte të ndryshme për shpërndarje të kontrolluar.” shtoi ajo. / Burimi: DW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH