Showbiz

Çaji që djeg dhjamin edhe kur jeni ulur, mjaftojnë dy filxhanë në ditë!

Shkruar nga Liberale

Problemi i dhjamit të tepruar, bëhet një probleme emergjent sidomos kur vjen stina e verës, ku të gjithë ekspozojmë trupat tanë në plazh. Por çfarë duhet të bëjmë kur ende s'ia kemi dalë në krye me përpjekjet tona?

Në të vërtetë, ushtrimet fizike janë të vlefshme për shëndetin e trupit të njeriut në shumë mënyra dhe nuk ka dyshim se duhet ta përfshini atë në jetën tuaj nëse nuk e keni bërë tashmë. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se është e keqe të kërkoni mënyra shtesë për të humbur yndyrën. Një studim i ri pohon se një nga këto mënyra mund të jetë konsumimi i një lloji të caktuar çaji, i cili duket se “fsheh” përfitime të shumta dhe të mrekullueshme për organizmin. Në veçanti, studiuesit nga Universiteti i Tsukuba në Japoni pohojnë se çaji oolong (çaj kiznez që mban këtë emër) rrit ndarjen e yndyrës, një efekt që vazhdon të funksionojë edhe kur flini.

Sipas kreut të hulumtimit, profesor Kumpei Tokuyama, pirja e vetëm dy filxhanëve çaj oolong në ditë stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup. “Ashtu si të gjitha llojet e çajit, edhe oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë, duke rritur rrahjet e zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se pirja e çajit mund të rrisë ndarjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës”, shpjegon eksperti. "Prandaj ne kemi dashur të hetojmë efektet e konsumit të oolong në energjinë dhe metabolizmin e yndyrës në një grup vullnetarësh të shëndetshëm."

Për të arritur në përfundime, studiuesit i ndanë vullnetarët në tre grupe: disa konsumuan çaj oolong çdo ditë, të tjerë kafeinë të pastër, ndërsa të tjerëve iu dha një placebo, si pjesë e një prove që zgjati gjithsej dy javë.  Rezultatet zbuluan se pjesëmarrësit që pinin çaj oolong ose kafeinë e rritën ndarjen e tyre të yndyrës me 20% krahasuar me grupin tjetër, duke vënë në dukje veçanërisht se efekti i pirjes së çajit oolong vazhdoi edhe pasi pjesëmarrësit kishin fjetur.

Çuditërisht, as çaji dhe as kafeina nuk u gjetën të shkaktojnë një rritje të shpenzimit të energjisë, gjë që studiuesit thonë se zbulon se pjesëmarrësit zhvilluan një tolerancë ndaj kafeinës që përmbahej në të dy pijet, gjatë dy javëve.

[caption id="attachment_1402032" align="alignnone" width="1024"] Bima e çajit Oolong[/caption]

Kërkuesit gjithashtu donin të vlerësonin cilësinë e gjumit dhe në çfarë mase ai ndikohet nga konsumimi i pijeve me kafeinë. Pavarësisht nga fakti se kafeina është e njohur për aftësinë e saj për t'i mbajtur njerëzit vigjilent, kërkuesit nuk vunë re ndonjë ndryshim në modelet e gjumit të grupeve që konsumuan pijet me kafeinë dhe grupin placebo. Për këtë arsye, ekipi hulumtues beson se pirja e çajit oolong nuk do t'ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës dhe mund të ndihmojë në djegien e yndyrës edhe kur flini.

“Efekti i çajit oolong në ndarjen e yndyrës gjatë gjumit mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për kontrollin e peshës. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të parë nëse rezultatet që kemi vërejtur në studimin 2-javor përkthehen në humbje reale të yndyrës trupore për një periudhë të zgjatur. Përveç kësaj, ne duam të testojmë efektet e një shumëllojshmërie çaji oolong pa kafeinë për të dalluar më mirë efektet e kafeinës nga përbërësit e tjerë të çajit, gjë që do të na ndihmojë të kuptojmë saktësisht se si oolong ndihmon në shpërbërjen e yndyrës”, përfundon profesori Tokuyama.

Çfarë e bën çajin oolong të ndryshëm?

Megjithëse të gjitha llojet e çajit vijnë nga e njëjta bimë, shkalla e tyre e oksidimit është ajo që i jep çdo varieteti karakteristikat e veta të veçanta. Shkalla e oksidimit, që varion nga 8% në 85%, përcakton ngjyrën dhe shijen e çdo varieteti çaji. Çaji Oolong rezulton nga një proces unik, i cili përfshin fazën e tharjes nën diellin e fortë dhe oksidimin.

Ekspertët e konsiderojnë çajin si jashtëzakonisht të shëndetshëm, që përmban disa vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm. Një filxhan çaj i zier gjithashtu përmban kafeinë, rreth një e treta e sasisë që përmban një filxhan kafeje. Së fundi, ekspertët theksojnë se përveç efekteve të tij në djegien e yndyrës, çaji oolong jep prova të mira se mund të përfitojë ndjeshëm shëndeti i zemrës, trurit, kockave dhe dhëmbëve./ygeiamou.gr- Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH