Kosova

Aksidenti me 7 të plagosur në Kosovë, humb jetën një fëmijë

Shkruar nga Liberale.al

Aksidenti me 7 të plagosur në Kosovë, humb jetën një

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi më 24 korrik 2025 ka sjellë pasoja tragjike, pasi një fëmijë ndër gjashtë të lënduarit ka ndërruar jetë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ndodhi mes dy automjeteve, ku njëri drejtues ishte shtetas i huaj dhe tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale, gjashtë persona tre gra dhe tre burra u plagosën dhe u dërguan për trajtim mjekësor.

Fatkeqësisht, mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e fëmijës, i cili më pas u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH