Kosova

Prokuroria Speciale e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti

Shkruar nga Liberale.al

Prokuroria Speciale e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj Faton Klinakut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe një personi tjetër, N.S., për veprën penale “Kanosja” ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës, më 29 gusht 2023, Klinaku e ka kanosur kryeministrin përmes postimeve në profilin e tij në Facebook, duke përdorur fjalë kërcënuese me qëllim ta frikësojë dhe ta detyrojë që të mos ndërmarrë veprime në detyrën e tij.

Pas reagimeve, Klinaku ka përsëritur kërcënimet në një postim të dytë ku shkruante:
“Më parë e vras Albin Kurtin sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.”

Gjithashtu, personi tjetër i përfshirë, N.S., e ka kanosur kryeministrin me vrasje përmes postimeve publike në Facebook, duke iu referuar kërcënimeve të Klinakut.

Faton Klinaku, ish-drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës duke thënë se nuk është njoftuar nga prokuroria dhe se pret me padurim t’i përgjigjet në gjykatë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH