Kosova

21 vjeçari shqiptar u aksidentua në vendin e punës, MESAZHI prekës i babait të tij: Biri im, Allahu të paska dashur më shumë

Shkruar nga Liberale

21 vjeçari shqiptar u aksidentua në vendin e punës, MESAZHI

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën në rrethana tragjike teksa ndodhej në punë. Viktima është identifikuar si Pashtrik Krasniqi, vetëm 21 vjeç.

Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një platformë pune në një lartësi prej gjashtë metrash, ku i riu është goditur nga rryma elektrike. Goditja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut shqiptar.

Lajmi ka shkaktuar pikëllim të thellë në familjen Krasniqi, ndërsa babai i Pashtrikut ka reaguar publikisht përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook. Me fjalë prekëse, ai ka ndarë dhimbjen e humbjes së të birit:

“Ma këpute shpirtin Pashtrik.”

Në të njëjtin mesazh, ai ka shtuar me zemër të thyer:

“Biri im, Allahu të paska dashur më shumë se të gjithë ne. Lus Allahun të jesh njëri prej banorëve të Xhenetit.”

Ngjarja ka prekur thellë jo vetëm familjen, por edhe komunitetin shqiptar në Itali dhe më gjerë, ku Pashtriku njihej si një i ri punëtor dhe i përkushtuar.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH