Globi

Rritet bilanci, shkon në 182 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Indi

Shkruar nga Liberale

Rritet bilanci, shkon në 182 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut

182 persona të paktën kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Indi.

Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF) tha se një ekip dhe helikopterë nga ushtria indiane u caktuan për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit të kryera nga vullnetarët lokal.

Rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme serioze në infrastrukturë dhe rrugë ndërsa janë shkatërruar 200 shtëpi në fshatin e prekur Chooralmala.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ngadalësuar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në rajon dhe se shumë banorë të rajonit janë evakuuar në vende të sigurta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH