Globi

Përdhunuan dhe keqtrajtuan të miturit e dënuar, arrestohen 13 policë burgu, si "i fundosën" pamjet e kamerave

Shkruar nga Liberale

Përdhunuan dhe keqtrajtuan të miturit e dënuar, arrestohen 13

13 policë burgu janë arrestuar në Itali me urdhër të Prokurorisë së Milanos, ndërsa tetë oficerë të tjerë janë shkarkuar nga detyra.

Kjo pasi të arrestuarit punonin në burgun e të miturve Cesare Beccaria në kryeqytetin italian dhe akuzohen për shpërdorim detyre, keqtrajtim të të burgosurve, torturë, lëndim trupor dhe tentativë përdhunimi të një të mituri, shkruan TGcom24.

Veprat penale janë kryer që në fillim të vitit 2022, shkruajnë mediat në Itali.

Pikë kyçe për të gjithë zhvillimin e hetimeve, të cilat janë në vazhdim, kanë qenë pamjet që grupi hetues ka parë falë kamerave të sigurisë së burgut atje. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH