Globi

Mbante veshur bluzën me mbishkrimin "PALESTINË", deputeten e nxjerrin nga salla

Shkruar nga Liberale
Mbante veshur bluzën me mbishkrimin "PALESTINË", deputeten e

Një përplasje për shprehjen politike në parlamentin gjerman ka sjellë përjashtimin e deputetes së Partisë së Majtë, Cansin Kokturk, nga salla plenare e Bundestagut, pasi ajo refuzoi të ndryshonte bluzën që mbante mbishkrimin “Palestinë”.

Presidentja e Bundestagut, Julia Klockner, ndërhyri gjatë seancës parlamentare të së mërkurës, duke e quajtur veshjen e Kokturk një deklaratë politike të papërshtatshme në mjedisin parlamentar.

Klockner theksoi se rregullat e Dhomës ndalojnë çdo formë mesazhi politik të shfaqur përmes veshjes gjatë seancave.

“Ne kemi rënë dakord për këto rregulla,” tha Klockner, “as ngjitëset dhe as mesazhet e shkruara në bluza nuk lejohen. I kërkova zonjës Köktürk ta ndërrojë pulovrën, por ajo refuzoi. Në këto kushte, më duhet t’i kërkoj të largohet nga salla" .

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH