Globi

LAJMI I DITËS/ Kushtetuesja: Kuvendi të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Shkruar nga Liberale
LAJMI I DITËS/ Kushtetuesja: Kuvendi të zgjedhë kreun e ri

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi sot, më 8 gusht, që deputetët e kuvendit duhet ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur dhe konstituimi duhet të kryhet brenda 30 ditëve.

Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të 26 qershorit dhe shtoi se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Deharin që të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditësh, të miratuar më 8 prill për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Ajo thekson se ai duhet të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar, duke theksuar se “zgjidhet përmes votimit të hapur” dhe se votimi “mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë"

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH