Globi

Gjermani, pas sherrit me gruan 48-vjeçari i “vërsulet” turmës me makinë! Disa të plagosur

Shkruar nga Liberale

Gjermani, pas sherrit me gruan 48-vjeçari i “vërsulet”

Një ngjarje e rëndë tronditi Pasau të Bavarisë ditën e shtunë pasdite, kur një burrë 48-vjeçar me origjinë irakiane përplasi me makinë një turmë njerëzish, duke plagosur pesë persona, përfshirë gruan dhe vajzën e tij pesëvjeçare.

Sipas autoriteteve gjermane, i dyshuari është i njohur për policinë dhe sot gjykata ka nxjerrë urdhër arresti ndaj tij për tentativë vrasjeje. Hetimet e para sugjerojnë se konflikti mund të ketë lindur për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi kujdestarinë e fëmijës.

Gruaja e tij dhe një tjetër person 39-vjeçar u shtruan në spital, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Tre të plagosur të tjerë, përfshirë vajzën e autorit, janë liruar nga spitali pas trajtimit për plagë të lehta.

Dy gra të tjera, 18 dhe 52 vjeç, u plagosën gjithashtu me dëmtime sipërfaqësore dhe mavijosje. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar lidhjet e tyre me familjen e përfshirë në incident.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH